MENU
klinika

Me solar dhe trurin e saj 3D

Njihuni me zyrën aspak të zakontë të Kim Kardashian

19.01.2024 - 07:48

Ajo i ka të gjitha! Na thoni që zyra juaj e punës ka ndonjë pikë ngjashmërie me atë të Kim Kardashian? Sigurisht që e marrim me mend reagimin tuaj.

Por, ajo është thjesht Kim Kardashian!
Kjo e fundit postoi në rrjete sociale një video ku tregonte ambiente nga zyra e saj. Një kënd i dedikuar për solarin, një version 3D i trurit të saj…janë vetëm disa nga detajet që ranë në sy menjëherë!

“Unë jam Kim Kardashian. Sigurisht, kam të gjitha kopertinat e revistave që mbulojnë muret e mia,” e filloi ajo kështu videon në TikTok.

Me solar dhe trurin e saj 3D: Njihuni me zyrën aspak të zakontë

Ylli i “Kardashians” zbuloi edhe një pjesë shumë të dashur për të, më saktë një faqe muri e mbuluar me fotot nga fushatat e ndryshme të bukurisë.

Megjithatë, këto nuk janë pjesët më befasuese të videos. 43-vjeçarja, shfaqi edhe një model 3D të trurit të saj dhe avionin e saj privat, të pozicionuar mbi tavolinë.

Sipërmarrësja zbuloi edhe një krevat të dedikuar për nxirje me terapi drite. Kardashian u etiketua si “ikonë” nga ndjekësit e saj, të cilët nuk “ngopeshin” me pamjet e zyrës së pazakontë të idhullit të tyre.

Me solar dhe trurin e saj 3D: Njihuni me zyrën aspak të zakontë

“Dua të jem Kim Kardashian kur të rritem,” tha një person me humor. “Imagjinoni të jeni Kim Kardashian, oh Zot i madh”, shtoi një tjetër.

Nuk mund ta mohojmë që zilepsemi pakëz nga një zyrë e tillë!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"S’kam qenë kurrë në nivelin e Kim Kardashiam"

Aktorja e njohur thumbon hapur Kim Kardashian