MENU
klinika

Kujdes!

Pas thembrave të çara fshihen 6 probleme serioze me shëndetin

12.01.2024 - 18:40

Nëse i shikoni të çara thembrat e këmbëve tuaja, me gjasa ju jeni dehidratuar pasi nuk keni pirë ujë mjaftueshëm. Por sigurisht, kjo nuk është e vetmja arsye.

Më poshtë 6 arsye pse thembrat tuaja çahen:

Keni kile ekstra
Këmbët tuaja mbajnë peshën e gjithë trupit tuaj. Kështu që kur fitoni peshë shtesë, rritet presioni nën thembrat tuaja. Në këtë rast, thembra detyrohet të zgjerohet anash për të mbështetur më shumë peshë. Dhe nëse lëkura juaj ka mungesë lagështie, ajo merr çarje. Merrni parasysh që diabetikët priren të kenë plasaritje në thembra, kështu që kontrolloni rregullisht nivelin e sheqerit në gjak.

Mungesë vitaminash
Pa disa vitamina vitale, minerale dhe lëndë ushqyese të tjera, lëkura juaj thjesht nuk mund të funksionojë siç duhet dhe bëhet e thatë dhe e trashë. Shtoni më shumë ushqime të pasura me vitamina A, B3, C, E, zink dhe omega-3 acide yndyrore në dietën tuaj.

Vishni këpucë të gabuara
Këpucët e hapura ose sandalet zakonisht lejojnë që dhjami nën thembrën tuaj të zgjerohet anash dhe të rrisë mundësinë e çarjes në thembra. Këpucët jo të përshtatshme dhe takat e holla mund t’ju japin thembra të plasaritura dhe dhimbje.

Image result for cracked heel

Menopauza
Pas menopauzës, disa gra kanë tendencë të kenë “fituar keratoderma”, gjendje që mund të çojë në lëkurë të plasaritur tek thembrat, por edhe në pjesë të tjera të trupit.

Qendroni për orë të tëra në këmbë
Qendrimi për një periudhë të gjatë kohore, veçanërisht në dyshemetë e ngurta ose prej druri, mund të shkaktojë presion shtesë në këmbët tuaja. Mundohuni të shmangni qendrimin shumë të gjatë në këmbë, sidomos pa këpucë. Nëse nuk është e mundur, bëni disa ushtrime të thjeshta për të rishpërndarë presionin nga thembrat tuaja herë pas here.

Rutina e gabuar e dushit
Gjithmonë përdorni ujë të ngrohtë kur lani këmbët, kufizoni kohën tuaj në 5-10 minuta për të mos humbur më shumë lagështi. Fshini këmbët me një peshqir pasi t’i keni larë dhe sigurohuni që të aplikoni një krem hidratues. Shmangni sapunët e ashpër tek këmbët tuaja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këto janë 4 zgjidhjet më të mira!

Thembra të çara dhe të thata?