MENU
klinika

Detajet

Po udhëtonte për Itali, si u arrestua ish-ushtari i UÇK-së nga Serbia

06.01.2024 - 11:12

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj është arrestuar dje nga autoritetet serbe në Merdare kur po kalonte kufirin për të shkuar më pas drejt Italisë.

Lajmin e bëri me dije avokati Xhevdet Smakiqi dhe shprehet se është autorizuar nga familja Dakaj për të mbrojtur të drejtat ligjore të ish-ushtarit të UÇK-së.

Ai konfirmoi se sipas informatave të para atë e kanë dërguar në qendrën e ndalimit në Kurshumli.

“Sot jam autorizuar nga Familja Dakaj nga Prizreni qe te mbroje te drejtat ligjore te familjarit te tyre Hasan Dakaj i lindur me 10.08.1980 nga Prizreni i cili veç se ka qene pjestar i UÇK-se është arrestuar ne Merdare rreth ores 09:00h te mengjesit derisa po udhtonte me vëllaun e tij drejt Italise.Familja Dakaj është nen frikë dhe ankth te madhë pasiqe polica serbe Hasan Dakaj ish pjestarin e UÇK-se sipas informatave te para e kanë dërguar ne qendren e ndalimit ne Kushumli dhe mund ti nenshtrohet toroturave fizike e psiqike apo edhe me keq”, shkruan ai.

Sipas tij, polica serbe Hasan Dakajn e ka dërguar në qendrën e ndalimit në Kurshumli, ku mund t’i nënshtrohet torturave fizike e psikike apo edhe me keq. Avokati Smakiqi ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës që të interesohet për fatin e Dakajt.

“Si avokat i familjes Dakaj, i bëj thirrje urgjente MPJD-së që përmes kanaleve diplomatike të kërkojë lirimin e Hasan Dakajt dhe t’i lejohet lëvizja e lirë sikurse çdo shtetasi të Kosovës pa diskriminim. Stop persekutimit të shtetasve të Kosovës nga shteti i Serbisë, e cila po shkel lirinë fundamentale të lëvizjes së lirë me fokus ish-pjesëtarëve të UÇK-së”, përfundon avokati Smakiqi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN