MENU
klinika

Si ndikon në trurin tuaj

Pse duhet të shmangni leximin në shtrat?

05.01.2024 - 07:21

Shumë njerëz preferojnë të lexojnë një libër para se të flenë dhe shpesh këtë gjë e bëjnë në shtrat. Megjithatë, ekspertët theksojnë se nuk është mirë të lexoni një libër në dhomën e gjumit. Sipas tyre, ky zakon mund të vështirësojë gjumin. Dr. David Kenway thotë se shumica e aktiviteteve interesante duhet të bëhen jashtë shtratit, duke përfshirë leximin.

Kjo nuk do të thotë se leximi nuk mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për t’u çlodhur dhe për t’u përgatitur për të fjetur. Librat, veçanërisht ata që nuk janë shumë stimulues, mund t’ju ndihmojnë dhe ndajnë nga stresorët e përditshëm që mund t’ju mbajnë zgjuar natën. Por idealja është që t’i lexoni jashtë dhomës së gjumit.

Nëse lexoni shpesh në shtrat dhe nuk keni probleme me gjumin, atëherë vazhdoni. Por nëse librat ju mbajnë zgjuar gjatë natës, duhet të kërkoni një hapësirë të re të rehatshme për rutinën tuaj të relaksimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?