MENU
klinika

“2024 viti i pyjeve”

Rama publikon pamje nga lugina e Gashit dhe Rajcës

11.01.2024 - 12:33

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga pyjet në luginën e Gashit dhe Rajcës të cilat janë pjesë e trashëgimisë botërore nga UNESCO.

Ai shprehet se këto pyje janë një frymëzim për të krijuar pasuri të tjera të rralla pyjore.

“Mirëmëngjesi dhe me peizazhet plot oksigjen të pyjeve të vjetra të ahut në luginën e Gashit dhe në Rrajcë, pjesë e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO, si një frymëzim për të krijuar pasuri të tjera të rralla pyjore në Vitin e Pyjeve siç e kemi shpallur 2024, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan