MENU
klinika

“Bashkimi s’po ecën me hapat e duhura”

Salianji akuza Bashës: E trajton PD-në si pronë, do ta katandisë me 1 për qind vota!

24.01.2024 - 21:17

Deputeti Ervin Salianji ka deklaruar se bashkimi në Partinë Demokratike nuk po ecën me hapat e duhura.

I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Salianji tha se hapat drejt bashkimit janë të ngadalta pasi ka diferenca mes palëve.

Ai shtoi se PD-ja ka nevojë për një qasje të re ndaj qytetarëve dhe aksionit të saj në Kuvend.

“Aksioni parlamentar është i unifikuar dhe është në të njëjtin dimension të bashkimit. Bashkimi nuk po ecën me hapat e duhura. Hapat janë të ngadalta për bashkimin. Shpresoj që ky proces të mos vonohet. Duhet të shkojmë përtej këtij aksioni parlamentar, duhet të shkojmë tek qytetarët. Të shkojmë përtej. Është e domosdoshëm që opozita të diversfikojë aksionin e saj, me komunikimin me qytetarët me bërjen e opozitës përtej fokusimit në një pikë apo dy pika të caktuara”, tha Salianji.

I pyetur në lidhje me qasjen e tij pro Berishës dhe krisjes me Lulzim Bashën, Salianji tha se nuk mund të bëjë sikur nuk e njeh votuesin i cili sipas tij në këtë momend është me Berishën.

Deputeti demokrat tha se Lulzim Basha e trajton partinë si pronë dhe nuk ikën megjithëse mund të katandiset me 1%.

“Unë kam bërë një betejë që duke mbrojtur mendimet që unë besoj në politikë dhe këtë betejë e kam bërë edhe më shumë se Basha. Kemi pasur një beteja brendpartiake, betejën më të madhe e kemi mbajtur në terren. Kam bërë jo vetëm deklarata kundër Berishës, ndërkohë që Basha u mbyll nuk bëri asnjë komunikim përtej. Në këtë kontekst edhe për shkak të mos bërjes së betejës në dolëm pakicë. Unë nuk kam qëndruar qëndrimet për besimin në raport me çka Shqipëria ka nevojë, por nuk mund të bëj sikur se njoh votuesin i cili në këtë moment ka vendosur që Berisha të ketë shumicën e mbështetësve tek demokratët. Ne nuk vijmë dot pa mbështetësit e Berishës në pushtet, demokratët kanë vendosur kështu dhe ne duhet të jemi në një lloj bashkëjetesë me mendime të ndryshme.

Nuk duhet të ketë koncept pronë mbi partinë, kush vjen një herë nuk ikën më e mban partinë edhe pse katandiset me 1% apo më pak. Nuk mban përgjegjësi për rezultatin, sillet sikur e ka për interesa të veta, nuk lejon meritokracinë rregulla gara. Nëse Berisha është në këtë pozitë dominante është edhe për shkak të rikthimit të Bashës në politikë”, tha Salianji.