MENU
klinika

Fjala e Ramë

“Gaz Salianji e Ervin Duma”/ Rama tallet me deputetët e ‘opozitës së re’

03.04.2019 - 11:39

Kreu i qeverisë, Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend nuk nguroi të ironizonte deputetët e opozitës që qëndruan në Parlament dhe nuk zbatuan vendimin për djegien e mandateve.

Rama tha se deputetët që s’dogjën mandatin nuk duhet të bëjën sikur nuk janë si ata që ndodhen në shesh duke protestuar.

Sipas kryeministrit, PD dhe LSI i sulmon deputetët që nuk zbatuan vendimin politik, se u treguan më të zgjuar se ata që dogjën mandatet.

Fjala e plotë:

rama-konica.al
rama-konica.al

“Mos bëni sikur s’keni lidhje me ata, se ju jeni njësojë si ata. Ata ju anatemojnë juve se dolët me të zgjuar se ata. Ata dolën jashtë, tani shtyjnë policët që të futen prapë në Parlament. Ata dolën nga Parlamenti se u mbaruan llafeve, vezët dhe boja dhe boje dale vendosën që të ikin në rrugë.

Duke dalë në rrugë donin të merrnin zvarrë Shqipërinë dhe parlamentin dhe axhendën europiane. Dolën në rrugë se janë mësuar të fitojnë pa qenë shumicë. Kryetari i zotit Murrizi edhe pse e mohon, por ai është miku im, por edhe është kryetari i Murrizit, Lulzim Basha”, tha Rama.

Ne mundëm Berishën me Topallin dhe Bodën, dhe s’do mundim dot Lulzim Bashën me Gaz, Gaz si e ka ai, Gaz Salianjin dhe me Ervin Dumën”, tha Rama.

“10 milionë euro për kokën e Martinajt”

Kurthi që ngriti Leonard Duka për “mbretin” e kumarit!

Ishin në kërkim në kuadër të urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK

Si u vunë në pranga dy shqiptarët në Verona

“Do vish në Itali, po hape gojën të denoncosh do të të vrasim mamanë”

Si e reja zbuloi planin se vjehrra do e trafikonte për prostitucion

"Shumë shpejt do dalin emra të tjerë politikanësh e..."

“SPAK ka bërë tërmet”/ Profesori Karamuço bën paralajmërimin e bujshëm