MENU
klinika

Fqinjët shpëtojnë të moshuarin

Shkrumbohet nga flakët banesa në katin e 9-të të pallatit të Fier

16.01.2024 - 09:45

Një zjarr ka rënë gjatë natës në një banesë në katin e 9-të të një pallati shumëkatësh në lagjen Apolonia në qytetin e Fierit.

Zjarri dyshohet se ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërkohë që në banesë ndodhej i vetëm një i moshuar me probleme me shikimin.

Fatmirësisht zjarri është pikasur nga komshinjtë e të moshuarit, për shkak të tymit që u shpërnda me shpejtësi. Kanë qenë ata qe ndërhynë të parët dhe shpëtuan të moshuarin.

Ndërkohë, menjëherë ne vendngjarje ka mbërritur policia dhe shërbimi zjarrfikës, i cili ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit. I moshuari i cili jeton i vetëm në banesë u shoqërua me ambulancë për kontroll mjekësor. Si pasoje e zjarrit u shënuan dëme të vogla materiale.