MENU
klinika

“Një fillim i ri”

Shpat Kasapi dhe familja e tij zhvendosen në këtë qytet

22.01.2024 - 10:40

Këngëtari i njohur kosovar, Shpat Kasapi së bashku me bashkëshorten e tij Selvija dhe djalin e tyre kanë vendsur që të largohen nga Kosova për të jetuar në Tiranë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Selvija përmes një postimi në InstaStory, teksa ka publikuar një foto nga ballkoni i shtëpisë së tyre në kryeqytet.

“Një fillim i ri, Tirana”- ka shkruar ajo krahas fotos.

Disa ditë më parë Selvija ka treguar se ky vit s’ka qenë aspak i lehtë për të, ndërsa tha që ka harruar të buzëeshë si pasojë e sfifave që ka kaluar, duke mos zbuluar më shumë se çfarë ka ndodhur në familjen e këngëtarit.

Ajo i kërkoi falje djalit të saj, të cilit nuk i ka qëndruar pranë aq sa duhet.

Shpirti im, më fal që ky vit nuk ka qenë i mirë për mua. Mami ka qëndruar më shumë e mërzitur e me dhimbje dhe shumë herë kam harruar se si të buzëqesh. Por ti shpirti im më jep arsye çdo ditë që unë të luftoj e të të qëndroj afër. Dua vetëm të ta shoh fytyrën, të ta ndjejë aromën, biles ka 1 vit që unë flej shumë pak pasi giysmën tjetër të natës e kaloj duke ta parë çdo milimetër të fytyrës tënde dhe duke shtuar lutjet tek Allahu I Madhëruar. Vetëm Zoti i Madh e ka në dorë shërimin e çdo dhimbje, largimin e çdo mërzitje dhe depresioni e ankthi që ta zen frymën dhe tek Ai mbështetemi.”– ka shkruar ajo.