MENU
klinika

Gruaja e tij mund të kandidojë

Si e thuri Obama në heshtje planin për të hequr qafe Biden…

25.01.2024 - 09:00

2024-ta nuk do të jetë aspak e qetë në SHBA, duke qenë se është vit zgjedhor, Megjithatë, gjërat duket se po dalin jashtë kontrollit dhe po kalojnë pritshmëritë. Në prag të zgjedhjeve paraprake në New Hampshire, rikthehet “fantazma” e Michelle Obama, e përfolur si kandidate, duke u përpjekur të dalë përballë “ciklonit” Trump, i cili po shkakton“viktima”. Javët e fundit kanë qarkulluar kudo thashetheme për kandidaturën e mundshme të Michelle, një hipotezë që është ngritur që kur burri i saj u largua nga Shtëpia e Bardhë. Elektorati demokrat duket “i etur” për të rijetuar vitin 2008. Sipas tabloidëve, ish- Zonja e Parë e SHBA-së mund të jetë tashmë duke punuar për të kandiduar për Shtëpinë e Bardhë. Kështu shkruan “New York Post”, e cila pretendon se ka “burime të besueshme”. Sipas raporteve, ” Obama ka bërë një sondazh midis donatorëve” dhe strategjia është gjithashtu e vendosur tashmë: Biden do të shpallë se nuk do të kandidojë sërish në maj dhe gruaja e Barack Obamës do të kurorëzohet në konventën e Demokratëve në gusht. Megjithatë, deri atëherë, Biden do të sillet “sikur të ishte kandidati i vërtetë”: një parashikim që pakkush po e merr seriozisht. Gazeta kishte zbuluar se mbi një vit më parë, në verën e vitit 2022, në një takim me CEO të rëndësishëm, ajo vetë kishte deklaruar: “Kam ndërmend të kandidoj dhe kërkoj mbështetjen tuaj”. Por një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj Bidenit ishte e paimagjinueshme.

Kandidatura e Michelle Obama

Por duhet të merren parasysh dy aspekte themelore. E para: “New York Post” është një tabloid, konservator. Nuk është për t’u habitur se si ai mund të dëshirojë të përziejë kartat dhe të krijojë një “stuhi” në fushatën elektorale të kundërshtarit të tij. E dyta: data e majit do të dukej disi e pamundur, nëse lajmi do të ishte i vërtetë. Sipas gazetës, Obama duket gjithnjë e në i shqetësuar për mundësinë që ish-zëvendëspresidenti i tij të mos mund të mundë sërish Trump në një përplasje të drejtpërdrejtë. “Obama ka folur me donatorët e tij”, shkruan “New York Post”, duke cituar burime të informuara sipas të cilave edhe dalja publike disa javë më parë e ish-Zonjës së parë të Amerikës, e cila në një intervistë tha se mundësia e rikthimit të Trumpit “ia heq gjumin”, nuk ka qenë e rastësishme por është gjithmonë pjesë e orkestrimit të kujdesshëm të të shoqit. Sipas tabloidit, ish-presidenti po i bën presion fshehurazi 80-vjeçarit Biden dhe stafit të tij për ta bindur atë të japë dorëheqjen.


“Dora” e burrit të saj

Manovra që nuk janë edhe aq të fshehta nëse merret parasysh qëndrimi i mbajtur nga David Axelrod, ish-strategu i Obamës, i cili vuri publikisht në pikëpyetje faktin se zgjedhja e Biden për të kandiduar për t’u rizgjedhur ishte “e mençur” ose “në interes të vendit”. Për më tepër, roli i Obamës si “strateg” në fushatën elektorale demokrate është i ditur, siç ishte në fushatën zgjedhore afatmesme. Në fillim të këtij muaji, në fakt, ishte Washington Post ajo që përhapi lajmin për një takim të biletës së vjetër në të cilën Obama, sipas burimeve të cituara nga Post në kushte anonimiteti, Biden pranoi sugjerimin për t’iu drejtuar ish-bashkëpunëtorët e Obamës. Për më tepër, ky i fundit do të kishte diktuar edhe linjën “editoriale” të fushatës elektorale: bashkëpunëtorëve të presidentit amerikan do t’u ishte kërkuar të mbanin një nivel komunikimi dukshëm agresiv.

Rreziku për Biden

Më herët, ish-figura e Fox News, komentatorja politike dhe gazetarja Megyn Kelly tha se Michelle Obama ishte më e talentuar politikisht se Joe Biden. Duke folur për podcastin SiriusXM, ‘The Megyn Kelly Show’, ajo tha: “Nuk ka dyshim se ajo është më e talentuar se Joe Biden politikisht. Nuk ka dyshim.” Por Kelly tha se nuk ishte e sigurt nëse ish-zonja e parë do të konkurronte për rolin e komandantit të përgjithshëm.Megyn Kelly e quajti Obamën “një armë të fuqishme demokratike” gjatë dy mandateve të bashkëshortit të saj në Shtëpinë e Bardhë. Por ajo shtoi: “Si eksperte, unë mbetem skeptike”. Ajo tha gjithashtu se intervista e Michelle Obama në podcast ishte një aluzion se ajo mund të kandidojë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Cilat ishin ato shqiptare

Gratë që drejtuan botën

Ja nga çfarë frikësohen amerikanët

Trump po përgatit një grusht shteti pas zgjedhjeve?