MENU
klinika

KQZ jep njoftimin

Vakanca nga Ahmetaj, Plarent Ndreca merr mandatin e deputetit

15.01.2024 - 12:52

Plarent Ndreca do të jetë deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë, duke zërë vendin e Arben Ahmetajt. Pasi Ndreca rezultoi i pastër në formularin e dekriminalizimit, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi mori vendimin për t’i dhënë mandatin, ndërsa më pas ai duhet të betohet në seancën plenare.

“Pas verifikimeve të kryera me kandidatin e radhës Plarent Ndreca, vendos dhënien e mandatit deputetit të kuvendit të shëipërisë, kandidatit të radhës të listës shumëemërore të PS-së për zonën zgjedhore qarku Tiranë, zotit Plarent Ndreca”, theksoi kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi në mbledhjen e sotme.

Kjo vjen pasi Dallëndyueshe Bici refuzoi mandatin e deputetes së PS-së. Pak ditë më parë ajo i ktheu përgjigje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, se nuk do të pranojë plotësimin për vakancën e krijuar pasi Arben Ahmetaj e humbi mandatin e deputetit.