Hetimet për vetëvrasjen e Bedrie Lokës vazhdojnë, ndërsa djali i saj i madh para policisë ka deklaruar se 41-vjeçarja dhunohej në mënyrë sistematike, madje ai thotë se babai e ofendonte me fjalët më të rënda.
“Babai në mënyrë sistematike ka dhunuar nënën fizikisht dhe psikologjikisht. Babai e ofendonte nënën me fjalët më të rënda të mundshme. Sipas tij ofendimet e babait ishin shumë të rënda për nënën”, ka deklaruar ai para oficerëve të policisë gjyqësore.
Ndërkohë një dëshmi e tillë bie ndesh me pretendimet Xhemal Lokës, i cili pretendon se e donte bashkëshorten e tij dhe se gjithçka ka ndodhur vetëm si pasojë e bullizmit në rrjetet sociale.
DESHMIA E BASHKESHORTIT
Para policise Xhemal Loka ka deklaaruar se ka tentuar të shpëtojë bashkëshorten duke e dërguar menjëherë në spital, ndërsa thekson se ngjarja ka ndodhur për shkak të postimeve denigruese që bëheshin në drejtim të të ndjerës në një faqe të rrjetit social TikTok.
“Nuk e kam dhunuar gruan. Bashkëshorten e kisha për shtëpi, nuk e çova drejt vetëvrasjes. Vetëvrasja e saj erdhi si pasojë e postimeve të TikTok-ut. Kemi pasur konflikte si çdo familje, por gruan e doja. E kam dashur si nënën e fëmijëve të mi. Në mëngjes kam parë që kishte pirë helm dhe e kam çuar me shpejtësi drejt spitalit të Durrësit për ta shpëtuar. Gruan time e dua dhe nuk e kam dhunuar”, ka deklaruar Xhemal Loka, bashkëshorti i 41-vjeçares, e cila i dha fund jetës duke pire fotoksinë.
NGJARJA
41-vjeçarja dyshohet se piu fostoksinë për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike pas kërcënime të vazhdueshme me vdekje nga ana e bashkëshortit të saj dhe hapjes së një adrese TikTok-u ku publikoheshin foto me përshkrime denigruese për të.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 2 Janarit në fshatin Vadardhë të Sukthit. Sipas uniformave blu, pas kthimit nga Greqia, bashkeshorti e ka kërcënuar me thikë gruan në sy të një prej fëmijëve të tyre se do ta vriste.
Dhe një ditë pas vdekjes së 41-vjeçares, më 3 Janar, Xhemal Loka ka përditësuar foton e tij të profilit në rrjetin social Facebook ku ka vendosur një fjongo të zezë në shenjë zie për humbjen e nënës së katër fëmijëve të tij.
Ndërkohë në telefonin e tij, të cilin ia kishte dhënë të motrës për ta fshehur, janë gjetur video e SMS kërcënuese ndaj të shoqes.
Celulari i 45-vjeçarit është sekuestruar nga policia së bashku me atë të viktimës. Ka qenë dëshmia e vajzës së çiftit, të cilët ishin prindër edhe të 3 djemve, që ka “fundosur” të atin, pasi ka treguar për hetuesit dhunën psikologjike që Xhemal Loka ka ushtruar drejt të shoqes.“Babai dhunonte dhe shantazhonte vazhdimisht nënën”, ka dëshmua ajo, pasi e ëma i kishte treguar të bijës më 2 janar në lidhje me sherrin që kishte me të atij e saj.
Ndërkohë, ekspertët e IT po zbulojnë se kush e hapi adresën e TikTok në emër të 41-vjeçares ku u publikuan foto denigruese të saj.