MENU
klinika

Lot dhe duartrokitje

Vrau kunatin/ Gjykata greke merr vendimin e papritur ndaj shqiptarit

15.01.2024 - 17:46

Me lot dhe duartrokitje është pritur nga familjarët e tij vendimi i Gjykatës greke për Fatmir Terallarin, i cili u la në arrest shtëpie, pasi vrau kunatin e tij, 33-vjeçar.

Sipas mediave greke, gjykata ka vendosur që ai të qëndrojë në arrest shtëpie, në të njëjtën banesë me të bijën, e cila dyshohet se është përdhunuar sistematikisht për 9 vite nga kunati i babait, vëllai i njerkës së saj.

Në një deklaratë për mediat avokatët e tij u shprehën se ndihët mrekullisht mirë pas vendimit të gjykatës për ta lënë të lirë më kusht.

” Dua të shpreh falënderimet e mia për prokurorinë dhe Gjykatën për të lënë të lirë me kusht dhe kthimin pranë vajzave të tij… Ndihemi shumë mirë pas vendimit, ashtu si dhe gjithë shoqëria greke”, tha një prej avokatëve të 50-vjeçarit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN