MENU
klinika

“Ska qira pa 400 euro”

Ana e “keqe” e turizmit, flasin ekspertët

19.02.2024 - 16:29

Boom’-i turistik ka edhe një anë tjetër thonë ekspertët, që është rritja e kostove të qirave, restoranteve dhe pushimeve për ne vendasit.

Promovimet e Shqipërisë nëpër rrjetet sociale për shkak të kostos së lirë dhe bukurive natyrore, bën që në 2023-shin vendi ynë të vizitohej nga mbi 10 milion të huaj.

Pano Soko, Ekspert për ekonominë thotë: “Duke pasur parasysh që një pjesë e mirë e stokut të apartamenteve që ishin për t’u dhënë për qytetarët janë transferuar tek qiratë ditore të AirBnb, kjo ka reflektuar edhe te çmimi i qirave. Po flasim për qira minimalisht 400 euro. Duke qenë se turistët që vijnë shikohen si potencial shumë i mirë përfitimi ekonomik, të gjitha objektet e shërbimit rreth zonës turistike, rrisin çmimet bazuar në këtë rregull. Një supermarket në Sarandë rrit çmimet. Shqipëria po bëhet e shtrenjtë për shqiptarët, kjo ndodh edhe në vendet e tjera si Mykonos, për grekët e zakonshëm është vështirësisht i arritshëm. Shqipëria po kthehet në një destinacion vështirësisht të arritshëm për shqiptarët. Sa herë fillon sezoni turistik, në rrjetet sociale denoncohen çmimet. Duhet të përshtatemi me realitetin e ri dhe sa herë vijnë turistë ka rritje çmimesh. Shumë emigrantë që kanë ikur të vijnë dhe të kontribuojnë ne vendin e tyre, kur të shohin që rregullat zbatohen për ata njerëz që kanë vendosur te ikin por mund ta rishohin edhe njëherë këtë vendim.”.