MENU
klinika

Disa këshilla

Ç’duhet të bësh për të shmangur përkeqësimin e celulitit

22.02.2024 - 08:09

Celuliti nuk është më vetëm një problematikë që ndikon psikologjikisht te mënyra si ne mund ta shohim veten prej gropave që krijohen në lëkurë. Përtej tij, ekziston një gjendje kronike që mund të krijohet kur kalon gradën e 4 të celulitit, e cila quhet lipedema dhe shkaktohet nga grumbullimi i qelizave dhjamore në sasi të mëdha.

Ç’duhet të bësh për të shmangur

GETTY

Nëse trupi arrin të krijojë këtë gjendje, nuk ndihmojnë më as kremrat e as masazhet anti-celulit. E vetmja gjë që zgjidh problematikën është ndërhyrja plastike në lëkurë për të rregulluar qarkullimin, para se të kthehet në patologji.

Kur depozitimi i dhjamit rritet shumë në volum, krijohen gropëza më të mëdha dhe më të dukshme që nuk përmirësohen pavarësisht çfarë bën, shpjegojnë specialistët. Arsyet pse ajo bëhet janë të njëjta si me celulitin, por në këtë rast, neglizhenca e tij sjell këtë ndryshim.

Ç’duhet të bësh për të shmangur
GETTY

Për të kuptuar nëse ke arritur në stadin më të lartë të nevojës për trajtim të duhet të konsultohesh me një mjek dhe vetëm një specialist mundet të zgjidhë problematikat dhe të të udhëzojë mbi atë që duhet të bësh.

Një nga trajtimet më të sugjeruara për këtë rast është “liposcution”, trajtim ky shumë i famshëm që largon dhjamin nga pjesë të ndryshme të trupit me anë të ndërhyrjes në gjendrat limfatike.

Për çdo vendim apo nevojë për të kuptuar çfarë po ndodh me lëkurën tënde, prej celulitit ose stadeve më të larta të transformimit të tij, duhet të konsultohesh gjithmonë me mjekun!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


4 metoda natyrale me rezultate të shpejta

Si të shpëtosh nga celuliti para plazhit?