MENU
klinika

Ja përse

Çfarë po ndodh? Videot e vjetra në Instagram kanë humbur zërin?

17.02.2024 - 12:47

Prej disa muajsh në rrjetin social Instagram është shfaqur një problem. Disa nga videot e vjetra e kanë humbur audion.

Ky problem mbetet një lajm i keq për të gjithë ata që në Instagram kanë deponuar kujtimet e tyre. Ka shumë njerëz që për shkak të memories së kufizuar të telefonit i postojnë kujtimet e tyre në rrjete sociale dhe mendojnë se i kanë të sigurta aty. Këtë herë nuk ka ndodhur kështu.

Videot nga viti 2014 dhe më parë, mund të luhen, por pa asnjë zë. Përpjekja për të rritur volumin ose për të hequr zërin e videos është e kotë, pasi thjesht nuk mund të gjendet asnjë pjesë audio. Kjo ndodh si në aplikacionet Android dhe iOS, ashtu edhe nëse e hap Instagramin në ueb.

Lidhur me këtë problem, Meta është në dijeni dhe po punon për ta rregulluar atë. Megjithatë, nuk ka asnjë afat kohor se kur audio mund të kthehet në videot e vjetra në Instagram. Natyrisht, kjo është mjaft frustruese dhe rrjedhimisht lindin pyetjet se a kanë kuptim videot pa zë? Dhe a ka kuptim që kujtimet tona të ruhen pa zë?