Ndërkohë që në Milano është duke u zhvilluar Java e Modës, Chiara Ferragni po lançon disa mesazhe sociale. Blogerja e njohur e cila gjithmonë i ka ndjekur sfilatat në rreshtin e parë, këtë radhë ka munguar.
Ajo për të cilën Ferragni është duke u përfolur, është një krisje e mundshme e marrëdhënies së saj me Fedez. Dyshimet u ngritën akoma më shumë, kur në foton e profilit të Instagramit të blogeres, tashmë Fedez nuk është, por vetëm 37- vjeçarja së bashku me dy fëmijët. Megjithatë një konfirmim nga dyshja ende nuk ka në lidhje me këtë.
Por, ajo që ndjekësit e dyshes vënë re flasin më shumë se sa një konfirmim zyrtar i tyre. Ato kanë parë në një foto të Chiara-s se unaza në dorën e saj të majtë mungonte. Gjithashtu Fedez ka postuar disa “story” me Donatella Versace-n, me të cilën asistoi në përgatitjen e sfilatës milaneze, e sërish fansat panë se Chiara mungonte.
Kjo përçarje është vënë re ditët e fundit, pasi pak ditë më parë Shën Valentinin, dyshja e kanë kaluar së bashku.