MENU
klinika

Në prag të Shën Valentinit

E kuqja “pushton” sërish verën dhe pranverën

10.02.2024 - 11:38

E gjithë bota e modës e di fuqinë e jashtëzakonshme që ka ngjyra e kuqe, e pamohueshme dhe shumë e pëlqyer. Kjo ngjyrë është e vetmja gjë që duhet kur ke nevojë të tërheqësh vëmendje. Që në kohët e lashta e akoma tani, kjo ngjyrë lidhet me bukurinë dhe nxitjen e shqisave.

Nuk e dimë nëse ëshhtë rastësi apo fat, por e kuqja është protagoniste e të gjitha pasarelave për koleksionet pranverë-verë 2024. Siç është vërtetuar në kopertinat e fundit të Vogue dhe reklamën e J.Lo për një markë bizhuterish, e kuqja aprovohet nga të gjithë.

Në prag të Shën Valentinit, nuk ka nevojë të kujtohet se e kuqja është simboli i kësaj feste, por edhe përtej, do ju duhet të dini listën e 5 nuancave të së kuqes që mund të zgjedhësh.

E kuqja e Shën Valentinit: Shumë afër të kuqes së ndezur, por sërish klasike. Perfekte për mbrëmjen më romantike të vitit.

Ka vetëm një ngjyrë që do jetë trendi i pranverës
GETTY

E kuqja Ferrari: Nuk ka nevojë për koment, të kuqen e makinës më të njohur në botë e njihni të gjithë.

Ka vetëm një ngjyrë që do jetë trendi i pranverës
GETTY
Ka vetëm një ngjyrë që do jetë trendi i pranverës
GETTY

E kuqja e domates: Kjo nuancë vjen e ndezur dhe e errët në të njëjtën kohë, klasike dhe e veçantë.

Ka vetëm një ngjyrë që do jetë trendi i pranverës
GETTY

E kuqja qershi: Nga flokët e personazheve të ekranit, të kuqen qershi e keni edhe te trendet e pranverës dhe verës në veshje.

Ka vetëm një ngjyrë që do jetë trendi i pranverës
GETTY

E kuqja “rich”: Kjo nuancë anon nga vishnja dhe është versioni më i errët trend i së kuqes, por jep klasin që i duhet pamjes dhe efekti është i ndjeshëm.

Ka vetëm një ngjyrë që do jetë trendi i pranverës
GETTY

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të guximshme, të bukura dhe komode

6 tendencat e arredimit të tualetit për vitin 2024