MENU
klinika

Konflikti me bashkëshortin

E rëndë në Lushnjë, 18-vjeçarja i jep fund jetës me fotoksinë

02.02.2024 - 13:52

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Çukas të Lushnjës. Mësohet se një 18-vjeçare ka pasur konflikte të vazhdueshme me bashkëshortin e saj 24-vjeçar dhe si pasojë i ka dhënë fund jetës duke pirë fotoksinë.

Sipas njoftimit të policisë, e reja ka humbur jetën në spital pasditen e djeshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin 24 vjeç, banues në fshatin Çukas, pasi dyshohet se nga konfliktet e vazhueshme me bashkëshorten e tij, shtetasen 18 vjeçe, banuese në fshatin Fiershegan, ajo ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë) dhe për pasojë ka humbur jetën, në spital, pasditen e djeshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.