MENU
klinika

Tendencë "e përqafuar" edhe nga vajzat VIP

Ekspertët thonë se po krijohet në heshtje një trend i ri për bukurinë

24.02.2024 - 09:03

Mbase nuk e keni vënë re, por në botën e bukurisë ka aktualisht një lëvizje, sipas së cilës, minimalizmi konsiderohet shumë. Për të qenë më të qartë, duket se po ikën koha e filtrave dhe grimit të rënduar, apo përpjekjeve për t’u dukur shumë të bukura dhe po i qasemi shumë pranë natyrales.

Pse mendohet kështu?

Mjafton të shikosh çfarë po ndodh në çdo tapet të kuq, të çdo eventi të rëndësishëm në botë. Elita e Hollywood-it, ka vendosur standardin e ri të të treguarit të poreve dhe fytyrës siç është. Bashkëthemeluesi i “TooFaced”, Jerrod Blandino, mendon se edhe vetë krijuesit e produkteve kozmetike duan që njerëzit të duken të shëndetshëm dhe të bukur me lëkurën e tyre natyrale. “S’ka lidhje me mbulimin, por me pranimin e vetes dhe dashurisë ndaj saj”.

Edhe sipas Dr. Haroon Hamid, deramtolog në “Haus of Skin” në Londër, Khloé Kardashian, Kylie Jenner dhe Courteney Cox kanë hequr disa prej mbushjeve në fytyrë. “Qasjet e tyre i japin prioritet tipareve natyrale”, shprehet ai.

Ylli i Bridgerton, Phoebe Dynevor, ishte e fundit që na tregoi se me pak “concealer” mund të fshehësh defektet e vogla dhe ta lësh lëkurën të marrë ajër duke treguar teksturën e saj. Për të mos harruar Pamela Anderson e të tjerë artistë që kanë kaluar në tapetin e kuq pa grim.

Ekspertët thonë se po krijohet në heshtje një trend i ri

GETTY

Edhe Dua Lipa vazhdon t’i qëndrojë besnike pamjes natyrale. Dermatologët thonë se grimi i tepërt shpesh i bën vajzat të duken më të mëdha në moshë, ndaj ky trend e sjell promovimin e natyralitetit një hap më pranë duke dhënë dhe një mesazh pozitiv te vajzat e reja për të përqafuar bukurinë natyrale.

Sigurisht, tendenca është përqafuar edhe nga vajzat shqiptare, të cilat po shkojnë drejt natyrales. Alketa Vejsiu, Megi Pojani, Bora Zemani, Grida Duma e shumë goca të tjera të ekranit kanë sjellë një frymë të re.