MENU
klinika

Olta Ahmetaj dhe Fabian Basha

“Kemi 20 vjet bashkë, por nuk festojmë asnjë festë”

15.02.2024 - 14:24

Dje ishte Shën Valentini dhe në një mënyrë ose në një tjetër, çiftet e show bizit janë të parët që përfshihen në interesin e rrjeteve sociale. Një prej tyre ka qenë dhe këngëtari Fabian Basha me balerinën Olta Ahmetaj. Ata janë prindër të dy fëmijëve binjakë, pas një lidhjeje të gjatë, gati 20 vjeçare. Mirëpo, si shumë e shumë çifte të tjerë, ata të sinqertët të paktën, ata nuk e festojnë as Shën Valentinin dhe as festat e tjera të përvjetorëve të lidhjes. Bashkë me këtë detaj të jetës së tyre në çift, Olta ka ndarë edhe ca detaje të tjera nga koha kur u bë nënë.

Olta Ahmetaj dhe Fabian Basha: Kemi 20 vjet bashkë por nuk festojmë

Olta: Në fakt ne kemi qe ë shumë të angazhuar me punë në atë kohë. Ne mendje kisha edhe që të bëhesha mami sa më shpejt. Dhe unë doja që para moshës 25-vjeçare të isha mami. Dhe më pas Fabi më thotë që kemi shumë gjëra para, shtëpia, dasma. Prit njëherë i thash unë dua fëmijë. Ngela shtatzënë me binjakë. Ai e dinte përpara se të thonte doktoresha, që do ishin binjakë për shkak të gjenetikës. Dy djem lindën me 10 minuta diferencë nga njëri-tjetri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN