MENU
klinika

Shokon Shpat Kasapi!

Këngëtari pranon se ka dhunuar ish-të dashurën

05.02.2024 - 13:10

Këngëtari Shpat Kasapi, gjatë një interviste të dhënë së fundmi ka shokuar një publik të gjerë. Ai ka pranuar se ka dhunuar ish-të dashurën dhe ka folur më tepër rreth asaj ngjarjeje.

Kasapi është shprehur se u kthye në një person të dhunshëm gjatë moshës 25 -26 vjeçare, për shkak të xhelozisë së tepërt.

Ronaldo: Shpat Kasapi tregon pse rrahu ish-të dashurën.

Shpati: Ka qenë një moment i caktuar kur kam qenë i ri. Ka qenë e vërtetë diçka, xhelozia e tepërt bën të vetën.

Ronaldo: Ka qenë një titull fake?

Shpati: Jo, ka qenë e vërtetë ajo.

Ronaldo: Sa vjeç ke qenë?

Shpati: I ri shumë, 25-26-vjeç.

Ronaldo: Një deklaratë e jotja që ka bërë bujë lidhet me një periudhë të errët të jetës tënde ku zgjidhjen e kishe gjetur te besimi në Zot apo Hoxha.

Shpati: Jo ka qenë edhe më herët. Ka qenë një periudhë që unë kam pasur shumë ankthe. Kam pasur shumë koncerte dhe shumë fansa dhe kalova një mbingarkesë. Energjinë e tepërt që merrja nga njerëzit nuk dija ta menaxhoja. Mbyllesha në shtëpi, rrija vetëm, kisha mendime të këqija. Bëhet fjalë për para 20 viteve.