MENU
klinika

18 të vrarë nga sulmet ajrore amerikane në Siri

Kërcënon Biden: Do ju përgjigjemi shumë ashpër!

03.02.2024 - 11:21

Presidenti amerikan Joe Biden lajmëroi të premten se kishte urdhëruar sulme ushtarake ndaj objekteve në Irak dhe Siri të lidhura me grupet që sulmuan forcat amerikane dhe tha se “përgjigjja” do të vazhdojë.

Biden tha se kjo “përgjigje” do të vazhdojë për disa kohë dhe në disa vende të përzgjedhura.

“Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë konflikt në Lindjen e Mesme apo askund tjetër në botë. Por le ta dinë këtë të gjithë ata që mund të kërkojnë të na dëmtojnë: nëse lëndoni një amerikan, ne do të përgjigjemi”, tha Biden.

Nga sulmet amerikane deri më tani 18 luftëtarë nga grupet e armatosura janë vrarë në sulmet ajrore të SHBA-së në Sirinë lindore.

“Të paktën 18 luftëtarë nga grupet e armatosura pranë Iranit u vranë në sulmet ajrore të SHBA- së në Sirinë lindore të premten”, tha organizata joqeveritare Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, duke rishikuar lart numërimin e parë të viktimave që kishte publikuar më herët që thoshte 13 të vdekur.

18 të vrarë nga sulmet ajrore amerikane në Siri,

Nga ana e saj, komanda e përbashkët e forcave të armatosura të SHBA-së përgjegjëse për rajonin e Lindjes së Mesme (CENTCOM, “komandë qendrore”), konfirmoi mbrëmë vonë se sulmet ajrore në Irak dhe Siri kishin nisur, që synonin fraksionet afër Iranit dhe Sirisë dhe anëtarë të forcës Quds të Gardës Revolucionare, një organ elitar i ushtrisë iraniane. Forca Quds është përgjegjëse për operacionet ushtarake të Iranit jashtë vendit.