Shqiptarët e talentuar, të shpërndarë në vende të ndryshme të botës herë pas here të ftuar në emisionet e huaja, flasin për jetën e tyre, punën, karrierën dhe sidomos vështirësitë që u është dashur të kalojnë për të arritur deri në pikën që ndodhen.
Në programin e njohur italian, Verissimo ishin të ftuar pjesëtarë të kastit të spektaklit Open, Klaudia Pepa, Christian Stefanelli, Samuel Antinelli e Rosa Di Grazia, ku folën gjatë për momentet e bukura, por edhe ato të vështira të karrierës së tyre, nga të cilat nuk munguan edhe emocionet e përlotjet.
View this post on Instagram
Balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa nuk i mbajti dot lotët teksa tregoi se ka pasur momente kur mendonte të hiqte dorë nga çdo gjë: “Jam shumë e trishtuar, sepse babai im nuk është mirë me shëndet. Mendimi im i parë ishte të lë gjithçka e të kthehem në Shqipëri. Por ime më më dha forcë, e më tha “jo, duhet ta bësh””.
Klaudia është larguar nga Shqipëria në drejtim të Italisë disa vite më parë, vend në të cilin ajo arriti kulmin e karrierës së saj. Pas “Amici”-t, vërshuan ofertat për balerinën e njohur shqiptare nga televizionet italiane apo edhe nga producentë që dëshironin praninë e saj në projektet e tyre.