MENU
klinika

Paralajmërimi i ‘frikshëm’ i ish hakerit të njohur

Mos bëni këto gabime nëse nuk doni të keqpërdoren të dhënat tuaja

06.02.2024 - 11:35

Një ekspert i sigurisë kibernetike ka treguar për pesë gabimet e zakonshme që bëjnë njerëzit për të mirëmbajtur sigurinë e tyre në internet, qoftë në telefonat e tyre apo edhe në pajisjet e tjera teknologjike.

Kieran Burge dikur një ‘haker profesionist’ është tani konsulent i sigurisë në Prism Infosec, ku teston setupet e sigurisë kiberntike, duke hulumtuar për ndonjë dobësi që mund të ketë ndonjë kompani e caktuar, transmeton Telegrafi.

Meshkujt, më të zjarrtë në dimërGjumashët kanë nivele të larta të “kolesterolit të keq”Palëpeta me puding, veçanërisht të parezistueshmeEksperti nga Harvardi zbuloi se cili kafjall është më i keqi për fëmijëtPse shkencëtarët kanë filluar të shqetësohen për tkurrjen e Hënës?

Ai tha se shumë prej nesh bëjnë pesë gabime të zakonshme që mund të na bëjnë të prekshëm ndaj sulmeve.

Përdorimi i një softueri të vjetër
Duhet t’ju kushtoni rëndësi njoftimeve në celularin tuaj për të përditësuar softuerin e sistemit tuaj operativ.

“Softueri i vjetër është çështje problematike, nëse softueri është përditësuar është sepse ekziston një çregullim i sigurisë”, thotë eksperti.

Dhe hakerët shpesh i ndajnë këto çështje sigurie në forumet në internet kur ato janë identifikuar – që do të thotë se më shumë njerëz mund të përpiqen ta shfrytëzojnë atë dhe të kenë akses në informacionin tuaj.

Fjalëkalimi i njëjtë për çdo llogari
Të kesh një fjalëkalim ndryshe për çdo llogari të vetme është e mundimshme për shumicën – por përdorimi i të njëjtit është një gabim i madh, sipas Burge.

“Pavarësisht se çfarë faqeje u jepni informacione, ju nuk e dini se çfarë do të bëjnë ata me atë informacion ose si do ta mbrojnë atë”, tha ai.

Pra, nëse fjalëkalimi juaj rrezikohet në një sajt, kriminelët do të kenë qasje në çdo llogari tjetër në të cilën e përdorni.

Informacionet që ndani në internet
Eksperi i kibernetikës gjithashtu ka paralajmërua njerëzit që të mos ndajnë informata të tepërta në internet, sidomos për jetën personale.

Pa dashje ju mund t’u jepni ndonjë informacion që më pas mund të zbërthehet nga ata për të gjetur ndonjë fjalëkalim tuajin.

Për më tepër, me ato informata ata mund të hakojnë edhe sisteme tjera të juajat.

Përdorimi i Wi-Fi-s në vende publike
Nëse përdorni Wi-Fi-n në ndonjë vend public sikurse në kafe ose në aeroport, duhet ta mendoni edhe një herë.

Këto rrjete publike janë të pambrojtura – që do të thotë se nuk do të keni nevojë ta verifikoni identitetin tuaj për të pasur qasje tek ato, kështu që të dhënat që dërgoni nuk janë të koduara dhe mund të merren nga kushdo tjetër.

Gjithmonë përdorni një VPN kur përdorni rrjetin në publik.

Klikimi i linqeve të dyshimta
Ndoshta nuk duhet përsëritur, por kjo këshillë duhet të jepet me patjetër – Burge paralajmëron njerëzit të mos klikojnë në linqe që nuk duken të besueshme.

Sidomos në ditët e sotme kur faqet e dyshimta janë bërë më të sofistikuara – siguroni ta kontrolloni tri herë një link përpara se ta klikoni.

Kurrë nuk mund ta dini se kush po fshihet prapa atij linku.