MENU
klinika

Ç'po ndodh me ish-krerët e UÇK-së?

Pas Thaçit, edhe Rexhep Selimit i largohet njëri nga avokatët kryesor

19.02.2024 - 17:21

Ish-krerët e UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë, kohëve të fundit përveç procesit gjyqësor po përballen edhe me largime të pjesëtarëve të ekipeve tyre mbrojtëse.

Pas largimit të Gregory Keohe, avokatit kryesor të ish-presidentit Hashim Thaçi, me një situatë të ngjashme po përballet edhe ish-deputeti i LVV-së, Rexhep Selimi.

Sipas një dokumenti që është publikuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, Selimi do të mbes pa njërin ndër avokatët e tij kryesor, David Young.

Avokati kryesor i Selimit, Geoffrey Roberts më 8 shkurt të këtij viti, dërgoi një letër ku njoftoi trupin gjykues se do t’ia ndërpresë kontratën si bashkëpunëtor David Young.

“Më 8 shkurt 2024, avokati i z. Selimi, z. Geoffrey Roberts, i dërgoi një letër shefit të Zyrës së Mbrojtjes duke deklaruar se ai vendosi të ndërpresë punën e z. Young si bashkëpunëtor i z.Selimi me efekt të menjëhershëm”, thuhet në dokument.

Ndërkaq më 13 shkurt 2024, sekretari konfirmoi ndërprerjen e kontratës së zotit Young në përputhje me nenin 18(6) të udhëzimit për avokatët.

Arsyet e largimit të tij nuk janë bërë të ditura.

Kujtojmë që pas largimit të avokatëve të Thaçit, Gregory Kehoe dhe Joe Reeder për shkak të mospagesës, kishte reaguar Ministria e Drejtësisë.

Në një njoftim për media të MD-së thuhej se pagesat për mbrojtjen e Hashim Thaçit janë realizuar për vitet 2020, 2021, 2022 dhe 2023, ndërkaq MD potencon se realizon pagesa vetëm për avokatë me të cilët ka marrëveshje, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Për vitin 2020, është realizuar pagesë prej 83,107.41 Euro, për vitin 2021 është realizuar pagesë prej 1,114,901.00 Euro, për vitin 2022 pagesa është realizuar në shumën prej 996,600.00 Euro, dhe për vitin 2023 – është realizuar pagesë në shumën prej 1,371,800.00 Euro. Për të gjitha vitet, shuma e pagesës për mbrojtjen e z. Hashim Thaçi, është 3,566,401.41 Euro”, kishte njoftuar MD.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Osmani: Hoti nuk ka ditur ta mbrojë Kosovën në SHBA

“Unë dhe Kurti do ta përfaqësojmë Kosovën më mirë”

Deputeti i Vetëvendosjes akuzon

‘Thaçi po ia shet Kosovën Serbisë’