MENU
klinika

8 punëtorë shfaqën probleme shëndetësore

Policia tregon çfarë ndodhi në kompaninë private në Fier

21.02.2024 - 23:09

Tetë punonjës të një kompanie private në qytetin e Fierit kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Polica thotë se kompania prodhon sisteme elektrike dhe pajisje automobilistike. Ndërkohë 7 prej punonjësve kanë marrë ndihmë mjekësore në ambientet e kompanisë, ndërsa një tjetër në spital.

“Rreth orës 20:30, disa punonjëse të një kompanie për prodhimin e sistemit elektrik dhe të pjesëve automobilistike, kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

7 prej tyre kanë marrë ndihmën e parë në ambientet e kompanisë, dhe janë larguar në banesë, ndërsa njëra prej tyre vijon të marrë ndihmën mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet ne njoftimin e policise.

Nderkohe rupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dyshohet për punonjës të asfiksuar

Tre ambulanca mbërrijnë një fabrike në Fier