MENU
klinika

Çfarë po bën Apple?

Problemi me nxehtësinë e telefonave merr fund me serinë e re të iPhone

05.02.2024 - 12:36

Sipas një raporti nga PhoneArena, Apple mund të pajis modelet e ardhshme iPhone 16 Pro dhe iPhone 16 Pro Max me material grafeni për të ndihmuar në shpërndarjen e nxehtësisë dhe për të ulur temperaturën e telefonit.

Kompania i ka pajisur modelet e saj aktuale me një kornizë titani e cila ka përçueshmëri më të ulët termike se çeliku inox, duke dërguar kështu në probleme me nxehtësi.

Një person nga Ohri ka sulmuar një punonjës të Shërbimit të UrgjencësDeri në 400 ushtarë gjermanë pritet t’i bashkohen KFOR-itKjo uebfaqe e frikshme zbulon gjithçka që di interneti për juArion publikon këngën e re të titulluar “Loyalty”​KFOR-i në patrullim përgjatë kufirit Kosovë-Serbi

Këto probleme me mbinxehtësinë e telefonave inteligjentë nga Apple u zbutën pjesërisht me përditësimin e iOS 17, veprim ky i cili erdhi pasi kompania e pranoi që telefonat e saj kanë probleme me temperaturën.

Por, pajisja e serisë së re me “fletë grafeni” duket se do t’i reduktojë ose largojë krejtësisht këto shqetësime, edhe pse ende nuk është zyrtarizuar.

Bëhet e ditur se modelet iPhone 16 Pro dhe iPhone 16 Pro Max nuk pritet të prezantohen deri pas gjysmës së vitit 2024.

Gjatë muajve të ardhshëm do të dëgjojmë më shumë detaje rreth serisë së re të telefonave inteligjentë nga Apple.