MENU
klinika

Punimet në aksin Berat-Ballaban

Rama: Nxit potencial më të madh ekonomik dhe turistik

04.02.2024 - 13:01

Ndërtimi i aksit rrugor berat-ballaban po vijon në lotin e 3, ku deri më tani janë përfunduar 34 % e punimeve. Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë investim si një nxitës për një potencial më tw madh ekonomik dhe turistike.

“Me pamjet e rrugës së re Berat-Ballaban ku puna po vazhdon çdo ditë për të çuar përpara një investim infrastrukturor që çliron një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik dhe turistik për bashkitë e qarqeve Gjirokastër dhe Berat, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama në facebook.

Një ditë më parë, punimet në këtë aks u inspektuan edhe nga zv.kryeministrja, njëherësh Ministria e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Përmirësimi i këtij aksi shkurton kohën dhe distancën e udhëtimit ndërmjet bashkive Përmet, Tepelenë, Memaliaj dhe Gjirokastër me bashkinë Berat, ndërsa pritet të krijojë akses më të afërt edhe me Greqinë, nëpërmjet pikës doganore “Tre Urat”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrëfehet piktori Gjergj Kola: Promovohen të përkëdhelurit

“Në Shqipëri nuk vlerësohen artistët e vërtetë”

"Do ta afrojë ndjeshëm Sarandën këtë verë"

“Hapet shumë shpejt”/ Rama nxjerr FOTO nga tuneli i Skërficës