MENU
klinika

Autori dhe viktima i kanë banesat përballë

Sherri për borxhin e pashlyer, si nisi konflikti në Durrës

14.02.2024 - 15:21

Vrasja e 40-vjeçarit Halil Koka dyshohet se ka ndodhur pas një sherri mes viktimës dhe autorit për vendparkimin e makinës. Por, viktima dhe autori kanë pasur edhe një konflikt të hershëm për një borxh të pashlqyer.

Autori i dyshuar i ngjarjes Ilir Koçilja raportohet se i kishte marrë një borxh viktimës dhe nuk ia kishte kthyer.

35-vjeçari dhe Halil Koka i kanë banesat përballë njëri-tjetrit në lagjen nr.4 në qytetin e Durrësit.

Policia raportohet se ka shkuar në shtëpinë e autorit, i cili ndodhet ende në arrati.

Një nga dëshmitaret tha se autori po e ndiqte me vrap 40-vjeçarin, ndërkohë që viktima pasi ke bërë disa hapa është rrëzuar dhe më pas ka ndërruar jetë pranë koshave.

“Erdhën që këtë nga tatimet me vrap. Ai po e ndiqte me vrap, por unë nuk e pashë. Ai erdhi, u rrëzua dhe ngeli aty te koshat”, tha një dëshmitar për News24, i cili theksoi se “ambulanca dhe policia erdhën në kohë”.

Vrasja ndodhi mesditën e sotme (14 shkurt) në afërsi të shkollës 9 vjecar “Jusuf Puka”, ku Ilir Koçilja qëlloi me thikë Halil Kokën, i cili nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marrë dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN