MENU
klinika

Rama publikon pamjet

Shkolla “Myrteza Sala” në Bilisht hap dyert për 420 nxënës

13.02.2024 - 14:07

Shkolla 9-vjeçare “Myrteza Sala” në Bilisht është institucioni më i ri arsimor që ka hapur dyert për 420 nxënës.

Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale, ka shpërndarë pamje nga ambientet e reja të shkollës.

Sipas Ramës, shkolla “Myrteza Sala” është një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, me standardet më të mira bashkëkohore për qindra nxënës dhe mësuesit e tyre.

“Mirëmëngjes, dhe me një tjetër shkollë të re, 9-vjeçarja “Myrteza Sala” në Bilisht, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, që sot ka hapur dyert me standardet më të mira bashkëkohore për 420 nxënës dhe mësues, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.

Sipas projektit ndërhyrjet janë bërë kryesisht në pjesën e fasadave ekzistuese si dhe në ato të ambienteve sportive të cilat ishin amortizuar.

Krahas palestrës, shkollës, i janë shtuar dhe fushat sportive. Objekti i ri është konceptuar si një hapësirë unike, ku ambientet funksionale lidhen nëpërmjet një korridori qëndror midis tyre. Ndërtesa i përgjigjet nevojave aktuale si dhe prespektivave të zhvillimit të një shkolle në aspektin edukativ dhe në aspektin e mësimdhënies.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN