MENU
klinika

"Ujë i kristaltë e rërë e bardhë"

‘Copëz parajse në Jon’, Rama publikon videon nga ishulli i Sarandës

24.06.2022 - 20:05

Një copëz parajsë, kështu e ka cilësuar Kryeministri Edi Rama ishullin e Tongos në Sarandë duke i bashkëngjitur përbri një video ku duken pamjet përrallorë të bregdetit Jon.

Ende i pazbuluar nga sytë kuriozë, ishulli i Sarandës është një ndër atraksionet turistike mjaft piktoreske.

Nën hashtagun #BeautifulAlbania, kreu i qeverisë përshkruan për bukurinë e këtij ishulli.

‘Pothuajse i pazbuluar nga turistët, ishulli i Tongos në Sarandë është një copëz parajse në Jon, me ujin e kristaltë dhe rërën e bardhë????☀️’- shkruan Rama.