MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si t’i parandalojmë sëmundjet “dhuratë”, të kohëve moderne?

14.02.2024 - 12:34

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si t’i parandalojmë sëmundjet “dhuratë”, të kohëve moderne?

Mjeku: Sëmundjet e zemrës janë “dhuratë” e kohës moderne. Reduktimi i peshës trupore, duhani, shmangia e stresit – fillimisht, janë më se të nevojshme.
Mënyra tjetër që të bëni një hap para është të kujdeseni për ushqimin. Gjatë prezantimit të këshillave nga Fondacioni Ndërkombëtar për problemet e zemrës, rekomandohen tre ushqime kryesore:
E para është çokollata e zezë, që redukton rreziqet e problemeve kardiovaskulare, si dhe përmirëson qarkullimin e gjakut, duke pakësuar rastet e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës.
Një lajm i mirë vjen edhe për të apasionuarit e kafes, pasi thuhet se rreziku nuk shtohet aspak nga konsumimi i kësaj pije, por reduktohet ndjeshëm rreziku i diabetit.
Gjithashtu, ndër produktet ushqimore që ndihmon në forcimin e zemrës është edhe vaji i ullirit, që zvogëlon problemet në koronare.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.