“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Zinku, a ndikon te të sëmurit me ftohje?
Mjeku: Të rriturit preken nga të ftohurit e zakonshëm 3-4 herë në vit, ndërsa fëmijët deri në 10 herë. Barnat që reklamohen kundër këtij lloj të ftohuri përmbajnë zink dhe kohët e fundit janë përhapur zëra se zinku shtesë i marrë nga goja mund të shkurtojë kohëzgjatjen e një të ftohuri. Por sa e vërtetë është kjo? Një studim i ri në revistën kanadeze të mjekësisë (CMAJ) zbulon se në disa raste dozat shtesë të zinkut vërtet mund të shkurtojnë kohëzgjatjen e të ftohurit tek të rriturit deri në dy ditë.
Sidoqoftë, fëmijët nën moshën 18 vjeç nuk patën ndonjë përfitim nga marrja e zinkut shtesë. Sipas studimit, rol luan edhe forma e zinkut: zinku kristalor doli se ishte më i efektshëm se zinku i jonizuar. Rezultatet e studimit shoqërohen edhe me disa këshilla për të treguar kujdes. Ndër efektet anësore të zinkut shtesë mund të jenë: shija e keqe, vjellje, dhimbje barku e diarre. Edhe drejtuesit e Federatës Amerikane të Medikamenteve paralajmërojnë se janë kundër spërkatjes së hundës me solucione që përmbajnë zink, sepse ato mund të shkaktojnë humbjen e përhershme të aftësisë nuhatëse.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.