MENU
klinika

Funksioni i ri

A është e sigurt biseda juaj në WhatsApp?

12.03.2024 - 10:10

WhatsApp si një nga aplikacionet më të njohura të mesazheve në botë, po përpiqet vazhdimisht të përmirësojë përvojën e përdoruesit me përditësime të rregullta dhe veçori të reja.

Tani, duket se një veçori e re e dobishme është në rrugë e sipër.

Ky funksion i ri u zbulua në përditësimin më të fundit beta të WhatsApp për Android 2.24.6.11, aktualisht i disponueshëm në Google Play Store, përcjell Telegrafi.

Qëllimi i kësaj veçorie është ta bëjë më të thjeshtë për ju identifikimin e bisedave të koduara dhe të sigurta.

Shpërndarja e këtij funksioni pritet të shtrihet në më shumë përdorues gjatë javëve të ardhshme.

Ndryshe, kriptimi luan rol vendimtar në aplikacionet moderne të mesazheve, pasi siguron dhe mbron bisedat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrëfimi i njeriut që e shpiku 50 vjet më parë

Historia e telefonit celular