MENU
klinika

Një ndër aktoret më të bukura të Hollywood

A ka kryer operacione plastike Margot Robbie?

14.03.2024 - 13:09

Aktorja e njohur Margot Robbie është cilësuar si një nga femrat më të bukura të Hollivudit. Megjithatë, një vështrim prapa në vitet e saj të formimit tregon se si Margot ka pësuar një transformim shumë magjepsës që nga koha kur luante Donna Freedman në ‘Neighbours’.

Margot dikur kishte një fytyrë “fëmije”, por pamja e saj është bërë më e konturuar me kalimin e viteve. Kjo i ka shtyrë fansat të pyesin nëse biondja thjesht ka humbur peshë apo i është nënshtruar fshehurazi një operacioni estetik për të theksuar tiparet e saj.

Një ndër aktoret më të bukura të Hollywood, a ka kryer
Në vitin 2022, influencuesja e procedurave kozmetike Dana Omari Harrell spekuloi se Margot kishte pësuar një ndryshim dramatik përpara xhirimit të filmit Barbie. Kjo përfshinte një blefaroplastikë të sipërme, një operacion kirurgjik që mund të korrigjojë rënien e qepallave dhe t’i bëjë sytë të duken më të mëdhenj duke hequr dhjamin shtesë në zonë.

Dana shtoi gjithashtu se Margot mund të ketë mbushur me filler pjesën e poshtme të syve, ka ngritur vetullat, ka zmadhuar mollëzat dhe buzët dhe një rinoplastikë për të holluar majën e hundës dhe për të zvogëluar gjerësinë e saj. Si përfundim, Dana spekuloi se Margot përdor Botox minimal për të zbutur rrudhat e saj.

Në shkurt 2020, një klinikë kozmetike zbuloi se fytyra e Margot ishte më e kërkuara kur gratë dhe vajzat shkonin për procedura jokirurgjikale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Triumfon "1917"-ta!

BAFTA: Nuk është “JOKER”

“Once Upon a Time in Hollywood”

DiCaprio dhe Brad Pitt një film i ri bashkë