MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A lidhet SIDS-i me anomalitë e trurit?

13.03.2024 - 13:57

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A lidhet SIDS-i me anomalitë e trurit?

Mjeku: Nga studimet e rasteve janë vënë re se shumica e rasteve të vdekjeve të SIDS-it (vdekjet e papritura të foshnjave) kanë dhe anomali të trurit. Anomalitë e neuroneve të cilat prodhojnë serotoninë si neurotrasmetues janë të lokalizuar në atë pjesë të trurit që kontrollon frymëmarrjen, ritmin kardiak, presionin e gjakut, temperaturën dhe zgjimin gjatë gjumit.

Gjithashtu është studiuar se anomalitë e trurit të vetme nuk mund të shkaktojnë SIDS-in. Por mund ta shkaktojë edhe mungesa e oksigjenit, shtim i dioksidit të karbonit (CO2), mbingrohja, infeksionet (p.sh një bebe mund të ketë mungesë të oksigjenit dhe shtim të nivelit të CO2 në rastet e infeksioneve respiratore)

Mutacionet gjenetike dhe polimorfizmat

Faktorët predispozues mund të përfshijnë mutacionet dhe polimorfizmat në gene që përfshijnë metabolizmin dhe sistemin imun (çrregullimet metabolike).

Modeli i rrezikut trefish. Më të prekshmit: një defekt ose anomali e trurit e bën beben më të prekshme (p.sh.: defekte të trurit në pjesën që kontrollon respiracionin).

Periudha kritike e zhvillimit: gjatë 6-mujorit të parë të jetës, faza e zhvillimit të shpejtë dhe ndryshimet në kontrollet hemostatike (të temperaturës), këto ndryshime mund të jenë evidente (p.sh.: zakonet e të fjeturit dhe të zgjimit), por mund të jenë delikate, siç mund të jenë variacione në frymëmarrje, ritmin e zemrës, tensionin e gjakut, temperaturë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një çrregullim i rrallë tek bebet

Çfarë dini për sindromën Sirenë?

Shumë e rrezikshme për fetusin

Çfarë është Hydrops fetalis?

A mund të parandalohet? Opsionet e trajtimit

Çfarë është pesha e ulët e lindjes?