MENU
klinika

Frika më e madhe e Vuçiçit mund të bëhet realitet

Plani i SHBA dhe Britanisë për të copëtuar Serbinë

27.03.2024 - 13:50

Me kalimin e viteve, herë pas here “lëshimeve” nga ndërkombëtarët dhe një “shpatull” ruse për tu mbështetur në çdo kohë, Serbia ka krijuar një botë iluzionesh, në të cilën jeton dhe nga e cila nuk del dot, ose nuk dëshiron të dalë. Një nga këto iluzione u artikulua nga Christopher Hill, arkitekti i politikës amerikane për Kosovën në vitet vendimtare të saj, 1998-1999. Ai shkaktoi “tërmet” në politikën e Kosovës, kur tha se “Serbia është shumë më afër NATO-s sesa Kosova”, duke ngjallur reagime të ndryshme në Kosovë dhe jo vetëm. Megjithatë, deklaratat e tij fillestare, dhe ato që pasuan nga pala serbe, në hijen e 25-vjetorit të bombardimeve të NATO-s, ekspozuan edhe një herë mendimet pa filtra të Beogradit, lidhur me aleancën dhe marrëdhënien me të.

Ndarja e Vojvodinës

“Blloku i NATO-s janë fashistët e shekullit të 21-të, sepse ata ishin të përqendruar në copëtimin e Jugosllavisë, dhe tani ata kanë plane për të ndarë Vojvodinën nga Serbia,” tha Dushan Bajatoviç, drejtor i përgjithshëm i kompanisë Srbijagas dhe nënkryetar i Partisë Socialiste (SPS), në një intervistë për RIA Novosti. Bajatoviç përfaqësohet si kryetar i Komitetit të SPS-së të partisë së themeluar në vitet 1990 nga presidenti i atëhershëm Sllobodan Millosheviq në Vojvodinë.Në mbështetje të tezës së tij, ai kujtoi se tani Evropa refuzon kulturën ruse, muzikën ruse dhe klasikët. “Qëllimi i tyre ishte të përmbysnin Jugosllavinë e vjetër me ndihmën e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe në gjakun e luftës civile. Pastaj ishte Republika Federale e Jugosllavisë – Serbia dhe Mali i Zi. Dhe tani Mali i Zi është në NATO”, tha ai. “Pavarësisht se ndërhyrja e NATO-s në ngjarjet në Ballkan u justifikua me nevojën për të ndaluar gjakderdhjen dhe spastrimin etnik, Perëndimi në fakt ishte në njërën anë”, vëren kreu i kompanisë Srbijagas. “Ata grisën të drejtën ndërkombëtare. Dhe ata i treguan gjithë botës se e drejta ndërkombëtare është rregulli i lojës për vendet dhe popujt e vegjël. Këto janë rregullat për të vegjlit. Nuk ka rregulla për të fortët… Ata ndihmuan Kroacinë të dëbonte 250 mijë shtetas kroatë të kombësisë serbe. Megjithatë, nuk kishte asgjë të tmerrshme për Perëndimin kolektiv, 300 mijë njerëz u dëbuan gjithashtu nga Kosova. Asgjë, kjo është normale”, shtoi ai.

Plani i NATO-s

Pastaj, thotë Bajatoviç, “bombarduan Serbinë vetëm për ta grabitur. Na hoqën vendin, Kosovën, e cila përfaqëson 17 për qind të territorit serb”, tha ai. Ndërkohë, as shpërbërja e Republikës Federale të Jugosllavisë në Serbi dhe pavarësia e Malit të Zi të pavarur nuk do ta shpëtojë Beogradin nga presioni i vazhdueshëm i jashtëm, thotë Bajatoviç. “Ata duan katër gjëra – të marrin Kosovën, të shkatërrojnë Marrëveshjen e Dejtonit, që Serbia të jetë në NATO dhe ne të vendosim sanksione ndaj Rusisë. Ata nuk duan një vend në Evropë që nuk është në NATO dhe që dëshiron të hyjë në Bashkimin Evropian në mënyrë të tillë që të mbrohen interesat e tij kombëtare. Ata tani duan që të mos ketë asnjë vend që nuk dëshiron të vendosë sanksione ndaj Rusisë”, tha Bajatoviç. Perëndimi gjithashtu i bën presion Serbisë që të mos blejë gaz rus dhe në përgjithësi nuk ka asnjë projekt ekonomik me Rusinë, por nuk mund t’i ofrojë asnjë alternativë.

Bombardimet e aleancës

Sakaq, duke iu rikthyer debatit se cili vend është më afër NATO-s, një qëndrim ndryshe vjen nga ish-gjenerali amerikan, Wesley Clark. “Çfarëdo që thotë ambasadori Hill, unë duhet ta shoh nga perspektiva e tij. Por, kur e shoh nga jashtë mua më duket se përderisa personeli i KROR-it është në Kosovë dhe me miqësinë historike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Kosovës. Kosova është shumë më afër me NATO-n dhe me Shtetet e Bashkuara”, ka thënë ai.Më 23 mars, kur kishte folur për bombardimet e NATO-s, ai kishte thënë se është krenar për operacionin që ai e udhëhoqi, derisa ka shtuar se rrjedha e ngjarjeve që kulmoi me pavarësinë e Kosovës, 17 shkurt, 2008, u diktua nga brutaliteti i forcave serbe. Duke u rikthyer para 25 viteve, ish-gjenerali i NATO-s, pohoi se ishte një ndërhyrje e nevojshme e cila u krye në mënyrë rigoroze.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk është e lehtë të them se çfarë kam pranuar"

Vuçiç paralajmëron: Serbinë e presin ditë të vështira…

"Vuçiç po planifikon luftë, ja ku pritet të godasë"

Politikani austriak bën paralajmërimin e frikshëm