MENU
klinika

"Nuk është e lehtë të them se çfarë kam pranuar"

Vuçiç paralajmëron: Serbinë e presin ditë të vështira…

27.03.2024 - 11:06

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka paralajmërua se “Serbinë po e presin ditë të vështira”.

Me anë të një postimi ne rrjetet sociale, ai tha se nuk e ka të lehtë të tregojë se çfarë lajmi ka “pranuar Serbia në 48 orët e fundit”.

“Ditë të vështira e presin Serbinë. Në këtë moment nuk është e lehtë të them se çfarë lajme kemi pranuar në 48 orët e fundit…Ato kërcënojnë drejtpërdrejt interesat tona jetike kombëtare”, ka shkruar Vuçiç, i cili ka shtuar se ditët në vijim do ta njoftoi publikun “për sfidat që e presin Serbinë.

“Do të jetë e vështirë, më e vështira deri tani. Ne do të luftojmë. Serbia do të fitojë”, ka thënë Vuçiç.