MENU
klinika

"E kanë shndërruar në kauzë si çështje, po e përdorin..."

Analisti Mentor Kikia akuza ndaj mbështetësve grek të Belerit

28.03.2024 - 14:36

Analisti Mentor Kikia tha në një studio televizive, se grekët ashtu siç kanë bërë gjithmonë janë duke e shfrytëzuar situatën dhe duke e shndërruar në kauzë çështjen Beleri.

“Përveç mendjeve ekstremisht agresive apo nacionaliste në Greqi çdo qëndrim tjetër do të jetë shumë i ekuilibruar. Mund të biem dakord që Beleri ka të drejtë dhe qeveria po i bie në qafë, por kjo nuk lidhet me faktin që Beleri është qytetar me dy nënshtetësi, greke dhe shqiptare. Nëse ka probleme dhe drejtësia është duke vepruar në mënyrë të padrejtë kjo na shqetëson ne së pari që jetojmë në këtë vend, përpara se të shqetësohen autoritet greke.

Nëse Himara ka probleme me pronat së pari duhet të jemi të shqetësuar ne se problemet do të pengojnë investimet dhe kostot do i paguajmë ne.

Kjo duket qartë që grekët siç kanë vepruar gjithmonë, janë duke e shfrytëzuar dhe duke e shndërruar në kauzë çështjen Beleri.

Kujtojmë si qeveritë greke i kanë përdorur këto çështje sa herë kishin probleme me palën shqiptare.”

Ditën e djeshme raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin e PE-së Isabel Santos në një konferencë për mediat në Tiranë tha se BE do të ndjekë nga afër ligjin për Zonat e Mbrojtura.

Në lidhje me këtë çështje, Kikia tha se qëndrimi i Santos-it vjen pas reagimit të shoqërisë civile në Shqipëri.

“Reagimi i Santos vjen pas një reagimi të shoqërisë civile në Shqipëri. Ishte dhe një slogan “Zonat e mbrojtura duhet t’i mbrojmë nga ligjet”. Janë dërguar peticione deri në selinë e BE, ku përtej fasadës që i mbrojmë, ndërtojmë ligjet që i shfrytëzojnë.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN