MENU
klinika

Pa asnjë kodim

Aplikacioni i ri me AI – videot tuaja mund t’i ktheni në lojëra

19.03.2024 - 08:42

Një kompani e quajtur Overplay së fundmi ka zhvilluar një aplikacion që e kthen videon tuaj në një lojë duke përdorur Inteligjencën Artificiale (Al).

Procesi është i thjeshtë. Ju duhet vetëm të filmoni një video në telefonin tuaj, dhe më pas ta shkarkoni atë në platformën Overplay.

Overplay më pas e kthen atë në një videolojë pa kërkuar asnjë kodim, lojë të cilën mund ta ndani edhe me miqtë tuaj.

Tashmë ky aplikacion është i disponueshëm në App Store për iPhone dhe Play Store për Android, shkruajnë mediat e huaja.

“Kjo shënon fillimin e një epoke të re në krijimin e përmbajtjes dixhitale. Mundësitë për sektorin krijues janë të pafundme”, tha bashkëthemeluesja e aplikacionit, Caroline Strzalka.

Ndryshe, Overplay numëron më shumë se 150 shkarkime dhe mbi 1 milion lojëra.

Ky zhvillim duket të jetë mundësi e mirë për kompaninë pasi një videolojë do të jetë një mënyrë e thjeshtë për ta mbajtur emrin e kompanisë në mendjen e njerëzve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bill Gates: Do të përshpejtojë sektorin e inovacionit

“Inteligjenca artificiale do të ndihmojë me pabarazinë sociale”