MENU
klinika

Mes 100 vendeve të botës

Belshi fiton çmimin e dytë për turizmin e gjelbër në Berlin

07.03.2024 - 18:26

Qyteti i Belshit ka fituar në panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin, çmimin e dytë si destinacioni i Turizmit të Gjelbër, mes 100 vendeve të përzgjedhura nga e gjithë bota.

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar kryebashkiakun Arif Tafani, dhe ekipin e bashkisë Belsh si dhe sipërmarrësit që me investimet e tyre po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë.

“Belshi i Rilindur nga ferrat e plehrat ku e gjetëm kur morëm detyrën, fitoi dje Çmimin e Dytë si destinacion i Turizmit të Gjelbër, mes 100 vendeve të përzgjedhura nga e gjithë bota, në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit ITB Berlin.


Një super bravo kryetarit të bashkisë Arif Tafani, ekipit simpatik të Bashkisë Belsh, sipërmarrësve të vegjël të Belshit që me investimet e tyre në hoteleri e shërbime po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë, si edhe komunitetit të mirë e mikpritës belshiot”, shkruan Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Banorët s'kanë vend ku t'i akomodojnë

Belshi “pushtohet” nga turistët!

“Nuk është ëndërr që e kam parë duke fjetur”

Rama tregon si përfitojnë emigrantët 5 mijë euro: Amnisti për ata…

"Ju uroj një të dielë të qetë"

Rama publikon pamje nga liqeni i Marinës në Belsh