MENU
klinika

“E kemi bërë NATO-n më të fortë se kurrë”

Biden sulmon ashpër Trump: Ne nuk përkulemi para Putinit

08.03.2024 - 10:17

Presidenti Joe Biden mbajti mbëmjen e djeshme një fjalim të zhurmshëm për gjendjen e SHBA-ve, teksa mediat e quajnë atë si ndër fjalimet e tij më të rëndësishme ndërsa ai kërkon rizgjedhjen në detyrë si president.

Biden deklaroi se demokracia është nën kërcënim brenda dhe jashtë vendit dhe e quajti të papranueshëm qëndrimin e ish-presidentit Donald Trump ndaj NATO-s për gjendjen e vendit, që kishte për qëllim të theksonte dallimet mes vizionit të tij dhe atij të rivalit të tij republikan në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë u bëri thirrje republikanëve që nuk mbështesin një projekt-ligj dypartiak të sigurisë së kufirit dhe kritikoi ish-presidentin Donald Trump, pa e përmendur emrin e tij, për “përkuljen” ndaj Presidentit rus Vladimir Putin.

“Tani paraardhësi im, një ish-President republikan, i thotë Putinit, po e citoj, ‘Bëj çfarë të duash’. Mesazhi im për presidentin Putin, të cilin e njoh për një kohë të gjatë, është i thjeshtë. Ne nuk do të largohemi. Ne nuk do të përkulemi. Unë nuk do të përkulem.Putini i Rusisë është në marshim, duke sulmuar Ukrainën dhe duke mbjellë kaos në të gjithë Evropën dhe më gjerë. Nëse dikush në këtë dhomë mendon se Putini do të ndalet në Ukrainë, unë ju siguroj se ai nuk do të ndalet. Por Ukraina mund ta ndalë Putinin nëse ne e mbështesim Ukrainën me armët që i nevojiten për t’u mbrojtur. Kjo është gjithçka që kërkon Ukraina. Ata nuk po kërkojnë ushtarë amerikanë. Në fakt, nuk ka ushtarë amerikanë në luftë në Ukrainë. Por tani ndihma për Ukrainën po bllokohet nga ata që duan që ne të tërhiqemi nga roli udhëheqës në botëror.Sot, ne e kemi bërë NATO-n më të fortë se kurrë. Ne i uruam mirëseardhjen Finlandës në aleancë vitin e kaluar, dhe pikërisht sot në mëngjes, Suedia u anëtarësua në aleancë zyrtarisht dhe Kryeministri i tyre (Ulf Kristersson) është këtu sonte. Ngrihu. Mirë se vini. Mirë se erdhe.”, tha Biden.

Lidhur me situatën humanitare në Gazë, Presidenti Biden i bëri thirrje Izraelit që të mos e konsiderojë çështje dytësore dërgimin e ndihmave për civilët e bllokuar nga luftimet mes Hamasit dhe ushtrisë izraelite.

“Mbrojtja dhe shpëtimi i civilëve të pafajshëm duhet të jetë një përparësi. Ndërsa shikojmë nga e ardhmja, e vetmja zgjidhje reale për situatën është zgjidhja me dy shtete”, tha ai.
Përpara fjalimit të Bidenit, demonstruesit u mblodhën jashtë Shtëpisë së Bardhë për të bërë thirrje për një armëpushim në Gaza.

Sulmi dhe mbrojtja e SHBA

Në javët e ardhshme, fushata elektorale e Biden do të jetë e mbushur me sulme personale ndaj kundërshtarit të tij , duke lënë në plan të dytë pretendimin e sukseseve ekonomike që njerëzit duket se nuk i njohin atij. Por në fjalimin e sotëm – një vlerësim i situatës së Amerikës dhe një tregues se ku dëshiron ta çojë vendin në mandatin e tij të dytë – Biden u rikthye edhe një herë për të pretenduar reforma dhe programe të promovuara prej tij, për të cilat një opinion i hutuar publik nuk i perceptoi të gjitha. Rëndësia: plani i infrastrukturës që po lejon rindërtimin e rrugëve, urave, porteve dhe ujësjellësve të shkatërruar, prodhimin e rikthyer në shtëpi, fabrikat e reja të mikroçipëve më të avancuar .

Mosmarrëveshjet

Vitin e kaluar disa deputetë Trumpianë kundërshtuan ashpër presidentin. Këtë vit kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, gjithashtu një republikan, i kërkoi popullit të tij të mbajë një sjellje të përshtatshme për solemnitetin e ngjarjes. Nuk ka gjasa që pasardhësi i ish-presidentit ta dëgjojë plotësisht. Sidomos nëse Biden , i cili tani ka hequr dorezat dhe dëshiron të duket luftarak, i provokon ata me tone të nxehta.