MENU
klinika

“Nuk është gruaja ime”

Big Basta me akuza të rënda ndaj Fifit! Çfarë ndodhi mes dyshes?

11.03.2024 - 12:43

Këngëtarja e njohur Fifi mbrëmjen e djeshme ka perfomuar për konkurrentët në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Teksa këndoi hitet e saj, artistja përformoi edhe një këngën e këngëtares së njohur Vesa Luma “Jemi dhe s’jemi”.

Megjithatë mesa duket kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak bashkëshortit të Vesës, Big Basta, i cili ka reaguar përmes një postimimi në rrjetet sociale.

Ai ka publikuar në Instagram videon e Fifit duke kënduar, ndërsa krahas saj ka ironizuar këngëtaren duke shkruar: “Ma dërguat këtë video që po këndon gruaja ime tek Big Brother, por artistja që shumë e respektoj dhe që po këndon live në shtëpinë më të famshme në Shqiptari nuk është gruaja ime … Madje nuk e di as që kjo këngë të jetë e saja … #copyright #albania”.