MENU
klinika

Një dozë më shumë shkëlqim!

Çfarë është ‘lëkura perlë’, trendi i bukurisë që po shihet kudo në TikTok

20.03.2024 - 14:22

Çdo vit, tendencat e bukurisë marrin një dozë me tepër shkëlqimi! Me siguri që keni dëgjuar për lëkurën e qelqtë, atë me shkëlqim, ndërsa tani është momenti i lëkurës perlë.

Në TikTok ky trend bashkë me hashtag-un, #pearlskin ka grumbulluar më shumë se 40 milionë shikime me vajzat që eksperimentojnë këtë tendencë bukurie.

Çfarë është lëkura perlë?

Siç tingëllon edhe nga emri, trendi ka të bëjë me shkëlqimin delikat dhe të ndritshëm si të perlave të lëkurës së fytyrës. Le të themi tonet e shampanjës. Ndryshe nga lëkura e qelqtë që duket disi më e lagësht, lëkura perlë është më e butë dhe e mëndafshtë.

Çfarë është ‘lëkura perlë’, trendi i

Ku aplikohet kjo tendencë?

Për sa i përket vendosjes, ka diçka të ngjashme me mollëzat, por me disa ndryshime të vogla. Nëse tradicionalisht jeni mësuar me vendosjen e blush-it përgjatë mollëzave tuaja, për efektin e lëkurës perlë ajo përhapet edhe tek faqet, pra përveç mollëzave, si edhe në zonën e ballit. Pamja e lëkurës perlë është goxha e shndritshme.

Sipas influencueses së bukurisë Zoe Kim Kenealy, ideja është të krijohet iluzioni i një “shkëlqimi të përditshëm”. Për ta bërë më të thjeshtë procedurën në përditshmëri, ju vendosni bazën si gjithnjë, një krem dhe fondatinë, ndërsa për shkëlqimin e nevojshëm të lëkurës perlë, shtoni blush-in në tonet e bronzit për më shumë shkëlqim natyral.

Sigurisht, ideja nuk është që të krijoni atë shkëlqimin e rremë si një princeshë akulli, por të keni efektin e perlës në tërësinë e portretit tuaj, nga mollëzat deri te balli.

Vajza, nëse jeni gati për të shkëlqyer këtë pranverë, ky është trendi që ju duhet!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN