MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë është stenoza (ngushtimi) e valvulës së aortës

26.03.2024 - 10:20

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë është stenoza (ngushtimi) e valvulës së aortës

Mjeku: Stenoza e aortes eshte nje ngushtim i valvules se aortes ne zemer.Kjo gje kufizon kalimin e gjakut permes saj. Zemra duhet te tkurret me fort per te pompuar gjakun ne aorte. Ngushtimi i lehte nuk shkakton ankesa. Ngushtimi i rende shkakton ankesa dhe mund te coj deri ne pamjaftueshmeri te zemres.

Te kuptojme zemren
Zemra ka 4 dhoma – 2 atriume dhe 2 ventrikuj.Muret e ketyre dhomave jane te perbera nga muskuj special te zemres.Gjate cdo cikli (rrahje) te zemres te 2 atriumet tkurren fillimisht per te pompuar gjakun ne ventrikuj.Me pas te 2 ventrikujt tkuren per ta kaluar gjakun jashte zemres ne arterie.Valvulat qe ndodhen midis atriumeve dhe ventrikujve lejojne kalimin e gjakut vetem ne drejtim te ventrikujve.Ndersa valvulat qe ndodhen midis ventrikujve dhe arterieve lejojne kalimin e gjakut vetem ne drejtim te arterieve per ne organizem. Valvulat ne kete menyre lejojne kalimin e gjakut ne drejtimin e duhur dhe vetem ne nje kah.

Cfare eshte valvula e aortes dhe cfare eshte stenoza(ngushtimi) e saj?
Valvula e aortes shtrihet midis ventrikulit te majte dhe aortes. Aorta eshte ena kryesore e gjakut qe lejon kalimin e gjakut nga zemra ne te gjithe trupin.Valvula e aortes ka tre flete. Gjaku kalon permes valvules ne fazen e hershme te rrahjes se zemres.Kur ventrikuli i majte relaksohet valvula e aortes mbyllet .Me pas valvula mitrale hapet per te lejuar kalimin e gjakut nga atrium i majte ne ventrikulin e majte ne menyre qe ai te jete i mbushur per tkurjen e rradhes.
Stenoza e aortes do te thote qe kur valvula e aortes hapet ajo nuk hapet plotesisht.Pra ajo eshte e ngushtuar (stenotike) kur hapet.Pra ka nje ngushtim te pjesshem te kalimit te gjakut nga ventrikuli i majte ne aorte.Normalisht sa me e ngushtuar te jete valvula aq me pak gjak mund te kaloj permes saj dhe aq me te shprehura jane ankesat.

Cilat jane shkaqet e stenozes se aortes ?
Kalcifikimi i valvules i shkaktuar nga mosha.
Ky eshte nje shkak i shpeshte.Depozitat e kalciumit depozitohen ne valvul duke shkaktuar ngurtesimin e saj dhe pamundesi per te levizur lirshem.Rreth nje ne 20 njerez mbi moshen 65 vjec kane stenoze te lehte te valvules se aortes.

Ethja Reumatizmale.
Kjo eshte nje gjendje qe shkaktohet nga nje bakter i quajtur streptokok.Trupi krijon antitrupa per tu sheruar nga ky bakter.Ne disa te semure antitrupat e prodhuar nga trupi i vete te semurit mund te luftojne dhe vete pjeset e trupit te semurit ne vecanti valvulat e zemres.Inflamacioni valvues mund te zhvillohet duke shkaktuar trashje te saj pas disa vitesh.

Shkaqe te tjera
• Disa semundje te lindura te zemres.
• Infeksioni I valvules (endokarditi)
• Inde anormale mbi dhe nen valvulen e aortes te cilat shkaktojne veshtiresi te kalimit te gjakut dhe paraqiten me ankesa te ngjashme me stenozen e aortes.

Cilat jane ankesat e stenozes se aortes?
• Ne qofte se ngushtmi eshte I lehte zakonisht I semuri nuk ka ankesa.
• Ne qofte se ngushtimi eshte me serioz ateher fillon te shfaqen
• Lodhje zakonisht gjate sforcimit.
• Dhimbje gjoksi.
• Rahje te crregullta te zemres (palpitacione).
• Ne qofte se ngushtimi behet serioz mund te shfaqen shenjat e pamjaftueshmerise se zemres . Marrje fryme , lodhje dhe enjtje ne kembe.

Cilat jane komplikimet e stenozes se valvules se aortes?
• Pamjaftueshmeria e zemres mund te behet serioze dhe te rrezikoj jeten .
• Infeksion ne valvul (endocarditis) .Valvulat e semura jane me te rrezikuara nga infeksionei se sa vavulat normale.

Si vendoset diagnoza?
• Gjate ekzaminimit fizik vihen re zhurma me degjim me stetoskop .
• Ne ekzaminimin me rontgen te gjoksit vihen re kalcifikime te valvules.
• Ne EKG vihen re trashje te ventrikulit te majte.
• Ekzaminimi me ECHO I zemres vendos diagnozen .
• Kateterizimi I zemres nganjehere kryhet per te objektivizuar me shume stenozen e aortes, gjithashtu ai perdoret per te kryer koronarografine ne pacientet mbi moshen 40 vjec ne menyre qe te perjashtohet apo te konfirmohet semundja e arterieve te zemres (koronare).

Cili eshte trajtimi i semundjes ?
Ne rast se nuk keni shqetesime dhe ngushtimi eshte I lehte nuk keni nevoje per ndonje trajtim.Ne qofte se shfaqen ankesat atehere indikohet nderhyrja kirurgjikale .Studimet tregojne se ne qofte se shfaqen ankesat atehere mbijetesa mesatare e te semurit eshte 2 deri ne 3 vjet ne qofte se nuk i nenshtrohet nderhyrjes kirurgjikale.
Nderhyrja kirurgjikale
Kryhet zevendesimi i valvules se aortes me valvul mekanike apo biologjike.
Perkujdesje perpara operimit
Ne qofte se i semuri ka patur temperature atehere duhet te perjashtohet endokarditi (infeksioni ne valvul) .Ne qofte se vertetohet qe ka infeskion ne valvul atehere ne fillim duhet te mjekohet infeksioni pastaj te kryhet nderhyrja kirurgjikale.
Kujdesi per dhembet
Te semuret qe i nenshtrohen nderhyrjes kirurgjikale per valvul duhet paraprakisht te perjashtojne ndonje infeksion dentar.Ne qofte se kane nje infeksion te tillle ai paraprakisht duhet te mjekohet dhe pastaj ti nenshtrohen nderhyrjes kirurgjikale.
Cila eshte e ardhmja e te semureve pas operimit ?
Kirurgjia ka ndryshuar te ardhmen e te semureve qe vuajne nga stenoza e rende e aortes.Kirurgjia ka nje sukses te madh dhe i semuri ka nje jete krejt normale pas nderhyrjes ne qofte se operohet ne kohen e duhur.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.