MENU
klinika

Vetëm për telefonat Android

Cila është veçoria e re që do prezantojë Google

17.03.2024 - 14:48

Google do të prezantojë një veçori të re interesante në Android 15 të quajtur Archiving App.

Sipas mediave të huaja, kjo veçori do t’i lejojë përdoruesit e një telefoni Android të gjenerojnë më shumë hapësirë për të shkarkuar një aplikacion ose për të ruajtur fotografi.

Me anë të këtij funksioni, në vend që ta largoni aplikacionin nga telefoni juaj, ju do të jeni në gjendje ta arkivoni që ta përdorni vetëm kur të keni nevojë, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu, funksioni i arkivimit do të arkivojë automatikisht aplikacionet që nuk i përdorni shpesh.

Përveç që do të ta arkivojë dhe menaxhojë aplikacionin që nuk përdoret, do të ndalojë edhe njoftimet prej tij.

Megjithatë, Google ende nuk ka njoftuar se kur ky funksion do të jetë i disponueshëm për të gjithë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Për t’u siguruar që “Maps” pasqyron botën reale..."

“Google Maps” lejon përdoruesit të shtojnë informacione