MENU
klinika

Arrestimi i Jorgo Goros

Dule: Lëvizje e Ramës, që të ngrejë imazhin e tij në Himarë

24.03.2024 - 14:15

Nga Korça, kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka komentuar arrestimin e kryetarit të Bashkisë Himarë, Jorgo Goro.

Ai tha se e shikon këtë si një lëvizje e kryeministrit Rama.

Sipas Dules, këto janë lëvizje marionetash në teatrin e hijeve, që kërkojnë të ngrejë Rama në Himarë.

Sipas tij, në Shqipëri duhet të respektohet ligji, Kushtetuta, konventa europiane e se është një njollë e pashlyeshme për një shtet të së drejtës që të mbajë Fredi Belerin në burg.

Vangjel Dule ka vijuar më tej kur e ka cilësuar arrestimin e Goros si një lëvizje politike të orkestruar nga dirigjenti Edi Rama, duke e cilësuar Goron si viktimë të lojës së kryeministrit shqiptar.

A po përgatitet Vangjel Tavo nga Rama si kryetar bashkie në Himarë?

Për këtë çështje, Dule thotë se, këto lëvizje janë të paraprira nga vetë kryeministri Rama dhe se planet e tij janë të njohura.

Këto deklarata kryetari i PBDNJ i ka dhënë nga Korça në aktivitetet e zhvilluara në nder të festës kombëtare greke.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja për çfarë akuzohet kryebashkiaku në detyrë i Himarës!

Arrestimi i Jorgo Goros, SPAK del me njoftim zyrtar