Google “po injekton” vazhdimisht aftësitë me Al në produket e saj.
Së fundmi, aplikacioni për marrjen e shënimeve, Google Keep, ka përfituar nga veçoritë me Al.
Funksioni i ri i lejon përdoruesit të krijojnë shpejt lista detyrash duke përdorur Geminin, asistentin e Google, shkruajnë mediat e huaja.
I vënë re nga eksperti i 9to5Google dhe Android, Mishaal Rahman, kjo veçori e re eksperimentale po testohet nga disa përdorues të Android.
Ky mjet gjenerues me Al thjeshton krijimin e listave. Kur krijoni shënime të reja në Google Keep, ju shfaqet një buton ku thuhet “Help me create a list”. Kur klikoni aty dhe shkruani temën e listës suaj, Al i gjeneron idetë e veta.
Dhe sa më shumë detaje që jepni, aq më të mira janë rezultatet.
Ndryshe, “Help me create a list” i bashkohet funksionit “Help me write” në Gmail.
Veçoritë e tjera të Geminit aktualisht po fokusohen në Docs, Sheets, Slides dhe Meet.