MENU
klinika

Nga ndryshimet preken dhe shqiptarët

Greqia aplikon rregulloren e re për emigrantët

18.03.2024 - 10:36

Greqia ka miratuar një rregullore të re për emigrantët. Komuniteti shqiptar në Greqi, shpjegon sipas një vendimi të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, se emigrantëve shqiptarë u ndalohet hyrja apo dalja nga territori grek pa leje qëndrimi.

Raportohet se ai pritet të zbatohet pas datës 30 mars 2024, ku pas kësaj date emigrantët duhet të jenë kthyer në Greqi ose përndryshe nuk do të lejohen të hyjnë. Në njoftim thuhet se rregullorja e re është shpërndarë në të gjitha pikat kufitare.

“Të gjithë emigrantët që jetojnë në Greqi dhe presin një leje qëndrimi mund të udhëtojnë në vendet e tyre vetëm me leje qëndrimi. Nëse jeni duke pritur për një leje qëndrimi dhe keni konfirmimin në dorë, nuk mund të udhëtoni në vendin tuaj pas datës 30 mars 2024.

Mos bëni gabim të udhëtoni, sepse hyrja nuk do të lejohet. E njëjta gjë vlen për të gjithë ata që janë jashtë Greqisë sot. Ata duhet të jenë kthyer brenda datës 30 mars, në të kundërt nuk do të lejohen të hyjnë.

Kështu thotë rregullorja e re që është dërguar në të gjitha pikat kufitare. Policia e aeroportit më tha se presin ndryshime, por nuk e dimë nëse do të ketë ndryshime dhe si do të funksionojnë. Tani për tani, kini kujdes”, thuhej në njoftim.

Kujtojmë se ky vendim vjen pas ftohjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë, për shkak të burgosjes së Fredi Beler i cili është dënuar nga GJKKO, me mbi dy vite burg nën akuzën e korrupsionit elektoral.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"I zhveshi dhe i detyroi të kalonin drejt Greqisë"

Athina akuzon Turqinë për emigrantët